Një delegacion i përbërë nga profesorë dhe studentë të UBT-së, po marrin pjesë në takimet dhe punëtoritë për IoT-ECO në Universitetin e Patras në Greqi.
Në kuadër të këtyre punëtorive, me mbi 54 profesionistë të huaj, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka prezantuar rreth temës: “Implementation of the IoT hub and Digital Tëins at the UBT smart and self-sustainable city”.
Prezantimi i Rektorit Hajrizi ka vënë në pah zhvillimet e Qytetit të Mençur dhe të Qëndrueshëm të UBT-së, duke përdorur teknologjinë IoT dhe modele digjitale të dyfishta për të monitoruar dhe menaxhuar burimet në mënyrë më efikase.
Përveç Rektorit, edhe Dekani i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, Besnik Qehaja, ka prezantuar në këto punëtori, duke sjellë kontributet dhe arritjet e fakultetit në fushën e teknologjisë dhe inxhinierisë. Prezantimet e tjera janë mbajtur nga Elita Hajrizi, Elton Boshnjaku, Saranda Dreshaj, Betim Gashi, Lavdim Menxhiqi, Blerim Zylfiu, Behar Haxhiismaili, Naim Llumnica dhe Milot Morina, të cilët kanë ndarë eksperiencat dhe projektet e tyre në zhvillimin dhe implementimin e zgjidhjeve IoT.
Këto punëtori dhe takime jo vetëm që kanë lehtësuar shkëmbimin e njohurive dhe përvojave midis profesionistëve të fushës, por gjithashtu kanë hapur rrugën për bashkëpunime të reja ndërkombëtare në fushën e teknologjisë së avancuar dhe inovacionit.