Delegacioni i UBT-së për vizitë treditore në Venedik të Italisë: Përfaqëson Kosovën në AESOP shpalos vizionin dhe modelin e Qytetit të Mençur të UBT-së dhe rolin e saj ne edukimin interdisiplinar, ngrit bashkëpunimet ndërkombëtare në fushën e urbanizimit dhe po ashtu viziton Institucione Kulturore dhe mbanë takime me përfaqësues nga kultura dhe biznesi, duke shfaqur identitetit shqiptar në arenën ndërkombëtare.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, së bashku me Drejtoreshën Fisnete Hajrizi dhe Prorektorin dhe Dekanin e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, Binak Beqaj, qëndruan në Venedik të Italisë, për të realizuar një sërë vizitash të rëndësishme.
Delegacioni i UBT-së nën udhëheqjen e Rektorit mori pjesë në përfaqësimin e përvitshëm të Kosovës në mbledhjen e Asociacionit të Shkollave Evropiane për Planifikimin Urban AESOP. Duke marrë pjesë aktive në debat lidhur me interdisiplinaritetin, Rektori Hajrizi prezantoi modelin e Qytetit të Mençur të UBT-së si model inovativ për interdisiplinaritet dhe ekosistemin inovativ dhe teknologjik.
Në kuadër të takimit në AESOP, delegacioni u takua me Presidentin e AESOP, Prof. Thomas Dilinger, me Sekretarin i AESOP, Prof. Giancarlo Cotella, si dhe me shumë dekanë dhe udhëheqës të shkollave të arkitekturës dhe planifikimit urban dhe universiteteve nga shumë vende evropiane, si: Italia, Austria, Gjermania, Portugalia, Finlanda, Turqia, Polonia, Sllovakia, ku u shpreh gatishmëria e dyanshme për bashkëpunim. Në këtë takim u paraqit dhe kërkesa dhe gatishmëria nga UBT për organizimin e takimit të radhës AESOP Head of Schools dhe Konferencës në vitet në vijim në Kosovë me konkretisht në Parkun Shkencor dhe Inovativ të UBT-së, e cila u mirëprit shumë mirë nga pjesëmarrësit.