Pas një numërimi mbrapsht që nisi përpara 24 orëve, më në fund u publikua traileri i sezonit të ri të serialit “La Casa de Papel”.
Nga traileri, edhe pse i shkurtër, duket se ngjarjet do jenë po aq të papritura sa në sezonet e mëparshme dhe kësaj radhe grabitësit “ose do t’ia dalin përsëri ose do të vdesin”.
Ajo që po i bën njerëzit edhe më kuriozë është postimi i Alvaro Morte-s, aktorit që luan “Profesorin”, i cili shkruan:
“Prit pak, po profesori ku është?” – referuar posterit pa profesorin (por ndoshta jo vetëm).
Sezoni i fundit i “La Casa De Papel” (Money Heist) do të publikohet në dy pjesë, pjesa e parë do të dalë më 3 shtator dhe e dyta më 3 dhjetor, tha Netflix.
“Kur filluam të shkruajmë pjesën e 5-të në mes të pandemisë, ne menduam se duhej të ndryshonim atë që pritej nga sezoni me 10 episode dhe përdorëm çdo mjet që mundëm për të krijuar ndjesinë e një finaleje të sezonit ose finaleje të serialit”, tha Álex Pina, krijuesi i “La Casa De Papel”. “Ne vendosëm të punojmë në një zhanër jashtëzakonisht agresiv”./ KultPlus