UBT News

Del në shitje shishja e verës që qëndroi për më shumë se një vit në orbitën e Tokës

Një shishe e verës franceze që u rrotullua rreth botës për më shumë se një vit, u nxor në shitje.

Shishja e Petrus 2000 – që u prodhua nga rrushi merlot në rajonin Bordo – për 14 muaj qëndroi në orbitë si pjesë e një eksperimenti mbi ushqimin dhe agrikulturën.

Të martën, Shtëpia e Ankandeve Christie e ka vendosur në shitje. Vlerësohet se çmimi i saj do të arrijë vlerën 1 milion dollarë.

Château Pétrus prodhon vetëm 30 mijë shishe vere në vit, dhe produktet e saj janë ndër më të shtrenjtat në botë. Një shishe zakonisht shitet rreth 6 mijë dollarë./UBTNews

Exit mobile version