UBT News

Del në shitje BMW-ja e vitit 1958

FILE PHOTO: A logo of German luxury carmaker BMW is seen in Munich, Germany, March 20, 2019. REUTERS/Michael Dalder

S’ka dyshime që BMW 507 është një nga veturat më të njohura në historinë e markës bavareze. Kjo mbase mund të jetë edhe për shkak të klientelës së brendit. Këngëtari amerikan, Elvis Presley, bleu dy nga 254 njësitë e prodhuara të kësaj veture.

Për shkak se ditëve të sotme është e vështirë të gjesh këtë lloj veture, ato dalin në treg me një çmim marramendës. Kjo veturë që e shihni u prodhua në janar të vitit 1958. Është e 110-ta veturë e këtij lloji, e cila po shitet për një çmim prej 2.2 milionë euro.

Ashtu si çdo 507 tjetër, është një makinë me një histori të pasur dhe plot ngjyra që do të mbetet përgjithmonë pjesë e trashëgimisë së BMW në Amerikën e Veriut dhe në botë./UBTNews

Exit mobile version