UBT News

77% e burrave nuk marrin vitaminat dhe mineralet e nevojshme: Çfarë po humbasin?

Një përqindje e madhe e burrave përballen me mungesën e vitaminave dhe mineraleve të rëndësishme. Në ditët e sotme kjo situatë është e lidhur me një dietë të varfër në fruta dhe perime, në statistikat shqetësuese ka rezultuar se rreth 77% e meshkujve nuk marrin mjaftueshëm magnez, vitaminë D dhe B12.

Në artikullin e mëposhtëm do të ju sjellim disa informacione në lidhje me vitaminat që i duhen atyre në mënyrë që të jenë në top formë.

Vitamina D3, është thelbësore për prodhimin e testosteronit dhe mbështetje në shëndetin e kockave, trurit dhe ekuilibrin e humorit. Mungesa e saj rrit ndjeshëm rrezikun e atakut në zemër.

Vitamina B12, e domosdoshme për energjinë dhe shëndetin nervor, gjendet kryesisht në produktet shtazore, si mishi dhe peshku.

Vitamina A, C dhe E, të njohura për fuqinë e tyre antioksiduese, janë po ashtu të rëndësishme për mbrojtjen nga mutacionet qelizore dhe forcimin e imunitetit.

Vitamina K, kontribuon në shëndetin e kockave dhe parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, ndërsa magnezi është thelbësor për funksionimin e duhur të muskujve dhe parandalimin e tensionit të lartë.

Omega-3, ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe janë të rëndësishme për shëndetin e zemrës dhe trurit, duke u gjetur në peshq si salmoni dhe sardelet.

Niveli i ulët i kaliumit rrit rrezikun e problemeve kardiovaskulare e dobëson metabolizmin. Kaliumi është i pranishëm në:

Avokado;

Fasule;

Banane.

Kjo situatë nënvizon rëndësinë e një diete të balancuar dhe pasur me lëndë ushqyese për shëndetin e përgjithshëm të meshkujve. /UBT News/

Exit mobile version