Në Itali, nisur nga viti shkollor i ri, celularët do të ndalohen në klasa sipas një dekreti të lëshuar nga administrata e kryeministres Giorgia Meloni.
Kjo dispozitë e prezantuar nga ministri i Arsimit, Giuseppe Valditara, synon të përmirësojë sjelljen e nxënësve duke ndaluar përdorimin e telefonave celularë në ambiente shkollore, duke përfshirë edhe për qëllime arsimore.
Megjithatë, përdorimi i tabletave dhe laptopëve është i lejuar me miratimin e mësuesve. Në përpjekje për të promovuar aftësitë e të shkruarit, nxënësit do të inkurajohen të shkruajnë detyrat e shtëpisë me dorë.
Kjo masë shërben si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të përmirësuar mjedisin mësimor në shkollat italiane, duke pasuar shembuj të ngjashëm nga vende të tjera që kanë ndërmarre hapa të ngjashëm në vitet e fundit./UBTNews/