UBT News

Deklarohen nga Telekomi pas arrestimeve

Policia e Kosovës ka realizuar sot një aksion policor i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Dy nga të arrestuarit ishin zyrtarë të lartë të Telekomit të Kosovës, por që nuk janë në marrëdhënie pune me Telekomin e Kosovës tash e më shumë se një vit. Këtë e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj.

“Kanë ndodhur disa arrestime jashtë Telekomit. Prej mediave e kam kuptuar që është fjala për dy zyrtarët e lartë të Telekomit, të cilët ka mbi një vit apo një vit e gjysmë që nuk kanë marrëdhënie pune me Telekomin e Kosovës. Për dy të tjerët nuk kam informacione”, tha ai para medieve.

Balaj tha se si sindikatë e përkrahin fuqishëm një aksion të tillë dhe inkurajoi Prokurorinë e Shtetit të mos ndalet./UBTNews

Exit mobile version