EULEX-i ka bastisur sot zyrat e OVL-UÇK-së. Në pamjet e publikuara shihen disa policë që hyjnë në zyrat e OVL-së.
Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka deklaruar se EULEX-i s’ka asnjë dokument që kanë hyrë në zyrat e OVL-UÇK-së.
“Isha në zyrë duke pirë kafe, dhe e pashë korridorin e mbushur plot me këta zotërinj. E pyeta a keni letër, tha e kemi lartë. Ju thashë që jeni duke vepruar si në kohën e Jugosllavisë, por Jugosllavia kur ka ushtruar dhunë dhe jemi detyruar t’u përgjigjemi. Nëse shteti jonë s’merr masa, do të detyrohemi të luftojmë edhe kundër tyre si në kohën e Jugosllavisë.”, deklaroi ai.
Klinaku deklaroi se s’kanë asnjë dokument, dhe se nuk po e di se cila është arsyeja.
Xhavit Jashari nga OVL-UÇK ka thënë se nuk do të lejojnë veprime të tilla pa paralajmërim./UBTNews