UBT News

Deklaratat e presidentit amerikan duhet të shndërrohen në veprime, thotë zyrtari i Organizatës për Çlirimin e Palestinës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden duhet t’i transformojë fjalët e tij në veprime dhe të bëjë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, tha Hussein al-Sheikh, sekretari i përgjithshëm i komitetit ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, në një deklaratë në “X”.

“Deklaratat e djeshme të presidentit amerikan Biden duhet të shndërrohen në veprime, duke filluar nga thirrja për një armëpushim të menjëhershëm dhe me paraqitjen e një plani politik gjithëpërfshirës të bazuar në legjitimitetin ndërkombëtar dhe ligjin ndërkombëtar, duke i dhënë fund okupimit dhe krijimin e një shteti të pavarur palestinez”, tha ai.

Presidenti Biden tha se Izraeli po humbet mbështetjen globale për shkak të bombardimeve në Gaza dhe se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu duhet të ndryshojë./UBTNews/

Exit mobile version