UBT News

Deklarata e Putinit është “e rrezikshme dhe e pamatur”, thotë shefi i NATO-s

Mobilizimi i mijëra trupave nga Vladimir Putin për luftën në Ukrainë do të përshkallëzojë konfliktin, tha sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Jens Stoltenberg shtoi se kërcënimi i presidentit rus se do të përdorë armë bërthamore ishte “i rrezikshëm dhe retorikë e pamatur”. Ai i tha agjencisë së lajmeve Reuters se mobilizimi i parë i Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore nuk ishte befasi, por kjo do të përshkallëzojë konfliktin.

Stoltenberg shtoi tutje se lëvizjet e Putinit ia dëshmuan “se lufta nuk po shkon sipas planeve të tij dhe se ishte e qartë që presidenti rus bëri një llogaritje të gabuar”.

“Ne do të sigurohemi që të mos ketë keqkuptim në Moskë se si do të reagojmë saktësisht”, tha ai./UBTNews/

Exit mobile version