Më 2 tetor 2024, në Berlin, në përkujtim të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor miratuan një seri masash për të thelluar bashkëpunimin rajonal dhe për të avancuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.
Marrëveshja për aksesin në arsimin e lartë: Kjo marrëveshje do të mundësojë që studentët të ndjekin studimet në institucione të akredituara në rajon dhe do të promovojë lëvizshmërinë e studentëve. Përfundimi i saj pritet në Samitin e Procesit të Berlinit më 14 tetor 2024.
Standardet rajonale të ekzaminimit: Pjesëmarrësit miratuan një deklaratë për harmonizimin e politikave të investimeve sipas standardeve të Bashkimit Evropian, me synimin për të bërë rajonin më tërheqës për investitorët e huaj.
Aksesi dhe bashkëpunimi në infrastrukturën e kërkimit dhe inovacionit: Një deklaratë e përbashkët për të nxisë partneritetet në kërkimin dhe inovacionin, duke krijuar një ekosistem dinamik të inovacionit në rajon.
Deklarata për rikonfirmimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë: Pjesëmarrësit theksuan angazhimin e tyre për bashkëpunimin rajonal, duke e miratuar këtë deklaratë në Samitin e ardhshëm.
Pjesëmarrësit shprehën optimizëm për avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin në BE, duke theksuar se vullneti i tyre është të përfundojnë marrëveshjet e mësipërme gjatë Samitit të Procesit të Berlinit më 14 tetor 2024./UBTNews/