UBT News

Deklarata e Limajt për koalicion të mundshëm me LVV-në, ky është reagimi i parë i kësaj partie

Një deklaratë e kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj lidhur me mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, ka ngjallur reagime.

Derisa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 9 shkurtit po shkon drejt fundit, tashmë kanë nisur edhe deklaratat lidhur me formimin e qeverisë, rrjedhimisht koalicioneve qeverisëse që mund të jenë.

Limaj mbrëmë ka bërë thirrje për bashkëpunim mes partive politike për të shmangur një krizë qeveritare pas zgjedhjeve. Ai ka thënë se kush i bën ftesë për t’u ulur në tavolinë, ai do t’i përgjigjej “për të mirën e vendit”.

Kryetari i Nismës, subjekti i të cilit deri tani ka fituar tre deputetë në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se me AAK-në janë parti të ndara,derisa ka shtuar se Kosova ka nevojë urgjente për një qeverisje stabile, duke marrë parasysh zhvillimet e fundit ndërkombëtare dhe rajonale.

Ndërkohë, sot ka reaguar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, partia e të cilit ishte në koalicion parazgjedhor me Nismën.

Po ashtu, ka reaguar edhe zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu. Ai shkruan se Fatmir Limaj dhe Nisma kanë të drejtë demokratike, kushtetuese dhe ligjore që pas zgjedhjeve të bëjnë koalicion paszgjedhor me partitë aktuale në skenën politike.

Përtej shpifjeve, kritikave të pabaza, insinuatave, të bëra nga akterë politik e parpolitik, Fatmir Limaj dhe Nisma kanë respektuar në përpikmëri kolaicionin parazgjedhor me një parti në shuarje siç është AAK. Tash, Fatmir Limaj dhe Nisma kanë të drejtë demokratike, kushtetuese dhe ligjore që pas zgjedhjeve të bëjnë koalicion paszgjedhor me partitë aktuale në skenen politike. Pra, marrëveshja për koalicion parazgjedhor të subjektit politik Nisma me AAK-në është realizuar. Kësisoj, sjellja e tillë është brenda rregullave demokratike”, ka shkruar ai.

Exit mobile version