Pas një inspektimi të kryer nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në disa fshatra të Rahovecit është bërë e ditur se po degradohet ambienti si rezultat i nxjerrjes ilegale të zhavorrit gjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.
Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton se prokurori koordinator për hetimin e Krimeve Kundër Mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”.
Po ashtu, është urdhëruar sekuestrimi i një kamioni transportues dhe një ekskavatori si mjete të përdorura në kryerjen e veprës penale.
Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive me drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale.