Në Departamentin Special ka nis seanca gjyqësore ndaj Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli lidhur me akuzat për rastin e vrasjes së V.C., më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren.
Në seancën e sotme pritet të dëgjohen katër dëshmitarë të Prokurorisë.
Por, Alketa Sadiku dhe Hasime Idrizi përkundër urdhrit të sjelljes me shoqërim të Policisë së Kosovës, nga ky institucion kryetari i trupit gjykues, Kujtim Krasniqi tha se Deri tani Policia nuk e ka njoftuar për mos zbatim të urdhëresës.
Ndërsa, aktualisht po dëgjohet dëshmitari Liridon Ajazi.