Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, me rastin e Ditës së Çlirimit, ka uruar bashkëluftëtarët që përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Haradinaj ka thënë se liria është e plotë aty ku triumfon drejtësia.
“Në përvjetorin e 25-të të Çlirimit të Kosovës, krahas mirënjohjes dhe falënderimit ndaj secilit kontriubutdhënës ndër shekuj, që kulmoi me UÇK-në dhe NATO-n, sot nga zemra dua të uroj çlirimtarët që ndodhen në Hagë. Liria është e plotë aty ku triumfon drejtësia! U pafshim në Kosovë, trima”, ka thënë Daut Haradinaj.
Për të shënuar 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës të mërkurën është organizuar ceremoni shtetërore.