UBT News

Dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce po konsiderohet si një nga ngjarjet më të mëdha të showbizit

Dasma e këngëtares së njohur Taylor Swift dhe yllit të NFL-së Travis Kelce po konsiderohet si një nga ngjarjet më të përfolura të kulturës pop në vitet e fundit.

Megjithëse ende nuk janë bërë publike detaje rreth datës apo vendit ku do të mbahet ceremonia, interesimi i publikut dhe mediave vazhdon të jetë jashtëzakonisht i madh.

Sipas ekspertit të organizimit të dasmave luksoze, Colin Cowie, i cili ka organizuar dasma për emra të njohur të Hollywood-it, ruajtja e privatësisë së kësaj ceremonie do të jetë një sfidë e madhe.

“Shumë njerëz duan të dinë si do të jetë të jesh pjesë e kësaj dasme. Do të jetë një organizim i madh për ta mbajtur gjithçka larg syrit të publikut”, është shprehur ai.

Interesimi i madh lidhet edhe me faktin se marrëdhënia e Swift dhe Kelce është zhvilluar në qendër të vëmendjes publike gjatë një prej periudhave më të suksesshme në karrierat e tyre.

Psikologia e kulturës pop, Rachel Kowert, vlerëson se lidhja e veçantë që Taylor Swift ka krijuar me fansat ndër vite bën që shumë prej tyre ta shohin këtë moment si diçka personale dhe të rëndësishme.

Edhe pse çifti ende nuk ka konfirmuar detaje konkrete për ceremoninë, dasma e tyre pritet të jetë ndër ngjarjet më të komentuara në botën e argëtimit.

Burimi: CNN

/A.K/

Exit mobile version