UBT News

​DASH njeh vendimin e gjykatës për burgimin e Dodikut

Departamenti amerikan i Shtetit ka njohur vendimin e gjykatës së Bosnjë dhe Hercegovinës për të dënuar me burgim presidentin e Republikës së Serbisë, Milorad Dodik.

Tammy Bruce, zëdhënësja e DASH në platformën X ka shkruar:

“Ne e njohim vendimin e gjykatës së Bosnjë dhe Hercegovinës sot në lidhje me presidentin e Republikës Serbe Milorad Dodik”.

Shtetet e Bashkuara kanë investuar me dekada për një Bosnjë dhe Hercegovinë të qëndrueshme, sipas Bruce.

“Ne kundërshtojmë fort çdo veprim nga liderët lokal që minojnë sigurinë dhe qëndrueshmërinë. Ne përkrahim Dayton dhe sovranitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës”, shkroi ajo në X.

Gjykata në Sarajevë dënoi Dodik me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit, për mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt.

Exit mobile version