UBT News

Dark Mode vjen në Google Maps për iOS

Google tha në muajin Gusht se aplikacioni iOS i Maps së shpejti do të kishte një dark mode. Edhe pse funksionaliteti debutoi, shumë pak përdorues e kanë vënë re një opsion të tillë derisa filluan të merrnin njoftime.

Nëse edhe ju jeni prej atyre që nuk kishit dijeni për ekzistencën e një opsioni të tillë, atëherë ndiqni udhëzimet më poshtë.

Nga ndërfaqja kryesore e Google Maps në iOS klikoni foton tuaj të profilit në skajin e djathtë lart të ekranit. Zgjidhni opsionin Settings nga menuja dhe më pas Dark Mode.

Do të gjeni tre opsione: On, Off dhe Same as Device Setting. Kjo e fundit bën aktivizimin automatik nëse iPhone juaj ka të aktivizuar dark mode automatike në nivel sistemi.

Nëse jeni në Android një funksionalitet i ngjashëm është prezent por ndryshon mënyra e aktivizimit. Duhet të klikoni foton e profilit më pas Settings dhe më pas Theme.

Aty do tu shfaqen tre opsione të ngjashme. /PCWorld Albanian

Exit mobile version