Qeveria e Danimarkës planifikon të investojë 143 miliardë korona daneze (21 miliardë dollarë) në mbrojtje gjatë 10 vjetëve të ardhshme. Kështu Danimarka synon të përmbushë qëllimet e saj ushtarake dhe të sigurisë si një anëtare themeluese e NATO-s.
Kombi nordik shpenzon aktualisht rreth 27 miliardë korona daneze në vit (3.89 miliardë dollarë) në mbrojtje dhe qeveria ka thënë se do ta rrisë këtë shifër në mënyrë progresive deri në 19.2 miliardë korona daneze (2.8 miliardë dollarë) deri në vitin 2033, duke filluar me një rritje prej 6.9 miliardë dollarësh.
“Ne duhet, në një masë më të madhe, të jemi në gjendje të përmbushim kërkesat dhe pritshmëritë që NATO dhe aleatët e saj kanë për Danimarkën”, u tha gazetarëve Troels Lund Poulsen, ushtrues detyre i ministrit të mbrojtjes.
“Kjo kërkon investime të mëdha në forcat tona të armatosura për të hequr pjesën tonë të përgjegjësisë”, shtoi ai./UBTNews/