Danimarka njoftoi se do t’i rrisë shpenzimet e saj për mbrojtje, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Kryeministrja Mette Frederiksen tha se të gjitha palët kanë rënë dakord për rritjen e shpenzimeve vjetore të mbrojtjes në 2% të bruto prodhimit të brendshëm, deri në vitin 2033.
Shuma është ekuivalente me 2.65 miliardë dollarë çdo vit.
Frederiksen tha po ashtu se Danimarka do të zvogëlojë varësinë e saj nga gazi natyror rus.
“Kohët historike kërkojnë vendime historike”, tha ajo./REL