UBT News

Danimarka propozon ndalimin e shitjes së cigareve për personat e lindur pas vitit 2010

Danimarka ka zbuluar planet për të ndaluar shitjen e cigareve dhe produkteve të nikotinës për çdo shtetas të lindur pas vitit 2010, përcjell UBT News.

Masa synon të parandalojë gjeneratën e ardhshme të danezëve që të konsumojnë çdo lloj duhani, tha në një konferencë shtypi Ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke.

Sipas rregullave aktuale, shtetasve danezë nën moshën 18 vjeç u ndalohet të blejnë duhan ose të tymosin cigare elektronike.

Por rreth 31% e njerëzve të moshës 15-29 vjeç ende pinë duhan, tha Heunicke.

Ministri i Shëndetësisë shtoi se duhani është shkaku kryesor i kancerit në vend, duke shkaktuar rreth 13,600 vdekje në vit.

Sipas një sondazhi, 64% e të anketuarve janë në favor të planit për të ndaluar shitjen e cigareve për ata që kanë lindur pas 2010. Midis 18-34-vjeçarëve, 67% e të anketuarve ishin pro./UBTNews/

Exit mobile version