Mediat e huaja raportojnë se Danimarka ka përjashtuar nga programi i vaksinimit vaksinën “Johnson&Johnson”.
Ky vend nordik muajin e kaluar ndaloi përdorimin e vaksinës AstraZeneca, pas shqetësimeve për mpiksje të gjakut.
Përjashtimi i vaksinës J&J, e cila përbën rreth një të tretën e furnizimeve totale të kontraktuara të Danimarkës me vaksina kundër COVID-19, mund të shtyejë kalendarin e vaksinimit në Danimarkë.
Edhe vendet tjera evropiane kanë pezulluar përdorimin e kësaj vaksine pas shqetësimeve të ngjashme rreth mpiksjes së gjakut.
Pritet që autoritetet shëndetësore daneze të dalin me një prononcim rreth vaksinave në fillim të kësaj jave./UBTNews