Parlamenti danez miratoi legjislacionin që do të ndalojë në mënyrë efektive djegien e Kuranit. Shkelësit e ligjit mund të përballen me deri në dy vjet burg. Ligji penalizon “trajtimin e papërshtatshëm të shkrimeve me rëndësi të madhe për një komunitet fetar të njohur”.
Projektligji u miratua me 94 vota pro nga parlamenti danez 179 anëtarësh, i njohur gjithashtu si Folketing. 77 vota ishin kundër legjislacionit. Sipas legjislacionit, shkelësit mund të gjobiten ose të burgosen deri në dy vjet.
Dokumentimi i shkatërrimit të Kuranit përmes videove dhe shpërndarja e tyre në internet mund t’i çojë shkelësit në burg.
Ministria daneze e Drejtësisë ka thënë përmes këtij ligji, Danimarka synon të luftojë “talljen sistematike” që rrit nivelet e kërcënimit terrorist.
“Ne duhet të mbrojmë sigurinë e Danimarkës dhe danezëve”, tha Ministri i Drejtësisë, Peter Hummelgaard. “Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që ne tani të marrim mbrojtje më të mirë kundër dekretimeve sistemike që kemi parë për një kohë të gjatë”./UBTNews/