UBT News

Danimarka konsideron ndalimin e djegies së teksteve të shenjta në protesta

Danimarka po shqyrton ndalimin e protestave dhe djegien e Kuranit ose teksteve të tjera fetare në protesta për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe diplomatike.

Ministria e Jashtme e Danimarkës njoftoi se derisa mbrojtja e lirisë së shprehjes është thelbësore, nga protesta të tilla përfitojnë ekstremistët dhe përbëjnë një kërcënim për sigurinë.

Kopenhaga po shqyrton mjetet ligjore për të ndërhyrë në disa rrethana, përfshirë edhe në protesta jashtë ambasadave. Edhe kryeministri i Suedisë njoftoi se po shqyrtohen masa të tilla atje.

Të dy vendet skandinave janë nën presion javët e fundit, pasi autoritetet dhanë leje për protesta, në të cilat u shkatërrua libri i shenjtë i Islamit, duke ndezur tensionet diplomatike me disa vende me shumicë myslimane./UBTNews/

Exit mobile version