Autoritetet shëndetësore në Danimarkë janë të shqetësuara për shkallën e ulët të vaksinimit të fëmijëve në prag të rikthimit në shkolla më 5 janar.
Aktualisht, 38% e fëmijëve të moshës 5-11 vjeç kanë marrë së paku një dozë vaksine, raporton The Copenhagen Post. Ministrat kryesorë po u bëjnë thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët sa më shpejt që të jetë e mundur.
Në Danimarkë ka rritje të rasteve me variantin Omicron. Danimarka regjistroi 16 mijë e 164 raste të reja me COVID-19 të hënën raporton Post, dyfish më shumë se të hënën e javës së kaluar, ku u regjistruan 7 mijë e 799 infeksione të reja./UBTNews