UBT News

Danimarka “e hapur” për dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë

Troels Lund Poulsen, ministri danez i Mbrojtjes, ka thënë se Danimarka është “e hapur” ndaj idesë për dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë.

“Unë nuk do të përjashtojë mundësinë që në një moment mund të jetë e nevojshme të shikohet kontributi i avionëve luftarakë”, tha ai për transmetuesin shtetëror DR.

Danimarka ka blerë 77 avionë F-16 që nga vitet 1970, sipas forcave të armatosura. Rreth 30 prej tyre thuhet se janë në funksion.

Ukraina u ka kërkuar aleatëve perëndimorë armë më të avancuara. Ndonëse shumë prej tyre kanë dorëzuar tanke dhe sisteme artilerie, asnjë vend nuk ka ofruar avionë apo armë me rreze të gjatë./UBTNews/

Exit mobile version