Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen njoftoi të enjten se Danimarka do të japë 110 milionë euro të tjera (113.7 milionë dollarë) ndihmë financiare për Ukrainën për “armë, pajisje dhe stërvitje”.
“Shpresoj se ne mund të biem dakord për më shumë kontribute. Dhe sigurisht, Danimarka është gati të bëjë pjesën e vet”, tha Frederiksen në një konferencë ndërkombëtare donatorësh në Kopenhagë.
Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace dhe ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov ishin të pranishëm në konferencë në kryeqytetin e Danimarkës./UBTNews/