Danimarka do të rrisë prodhimin e saj të gazit natyror në Detin e Veriut “për një periudhë të kufizuar kohore”, për të reduktuar varësinë e saj nga energjia ruse, tha të martën kryeministrja daneze, Mette Frederiksen.
Danimarka synon përfundimisht të heqë gradualisht përdorimin e saj të gazit natyror për t’u bërë e pavarur nga furnizimet ruse, shtoi Frederiksen.
“Ne jemi të bindur se është më mirë të prodhojmë gaz në Detin e Veriut sesa ta blejmë atë nga Vladimir Putin”, tha ajo.
Gjithashtu sot ministri francez i Ekonomisë dhe Financave, Bruno Le Maire tha se Franca mbështeti zgjerimin e sanksioneve ndaj naftës ruse.
Franca është përpjekur të bindë partnerët evropianë që të ndalojnë importet e naftës ruse, tha Le Maire, duke pretenduar se disa vende ishin “në mëdyshje” për ta bërë këtë./UBTNews/