Qeveria e Danimarkës do të paraqesë një paketë të re mbështetjeje për Ukrainën me vlerë 1 miliard euro.
Njoftimi vjen pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky po takohet me liderët e vendeve nordike në Oslo, Norvegji, ku ai po kërkon më shumë mbështetje financiare për përpjekjet luftarake të vendit të tij.
Danimarka ka dhënë tashmë rreth 2.8 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe 378 milionë euro të tjera në mbështetje humanitare që nga pushtimi i Rusisë.
Kryeministrja Mette Frederiksen tha të mërkurën në një konferencë shtypi në Oslo se ajo do të paraqesë paketën e re të mbështetjes në parlamentin e saj të enjten./UBTNews/