Danimarka, ku paratë kesh përdoren rrallë, po synon të heqë nga qarkullimi deri në maj të vitit 2025 kartëmonedhat 1000 korona (afërsisht 134 €).
“Me ndryshimin e zakoneve të pagesave të danezëve, kartëmonedha 1000 e kurorës nuk është më e nevojshme”, njoftoi Christian Kettel Thomsen, drejtor i Nationalbanken.
Në vendin skandinav, vetëm 10% e pagesave në dyqane bëhen me para në dorë. Në 90% të rasteve, blerjet arrijnë në më pak se 500 korona (rreth 67 €). Kjo është relativisht e pazakontë në krahasim me pjesën më të madhe të Eurozonës, ku më shumë se gjysma e pagesave komerciale bëhen me para në dorë.
Me këtë veprim, Banka Qendrore daneze po përpiqet të luftojë krimin ekonomik.
“Kemi parasysh shqetësimet e policisë, sektorit financiar dhe sektorit të shitjes me pakicë… kartëmonedha 1000 kurora përdoret në masë më të madhe se kartëmonedhat e tjera në kuadër të formave të ndryshme të krimit financiar”, njoftoi Banka.
Kjo kartëmonedhë hyri në qarkullim në vitin 1975 për shkak të inflacionit shumë të lartë./UBTNews/