Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen thotë se Danimarka do t’i dhurojë Ukrainës 19 avionë F-16.
Ajo e bëri njoftimin gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Frederiksen shpreson se gjashtë prej avionëve mund të dorëzohen rreth Vitit të Ri, tetë të tjerë në vitin 2024 dhe pesë të tjerët në vitin 2025.
“Ju lutem ta pranoni këtë donacion si një shenjë të mbështetjes së palëkundur të Danimarkës për luftën e vendit tuaj për liri”, tha kryeministrja daneze./UBTNews/