UBT News

Dame Judi Dench zbulon arsyen e tërheqjes nga filmi dhe televizioni

Aktorja legjendare britanike, Dame Judi Dench, ka treguar pse vitet e fundit ka vendosur të tërhiqet nga skena e filmit dhe televizionit.

Në moshën 90-vjeçare, aktorja e njohur që filloi karrierën e saj në vitin 1957 si Ofelia në “Hamlet” dhe fitoi famë botërore me rolin e M në serialin “James Bond”, po përballet me një problem serioz shëndetësor që e ka detyruar të ulë aktivitetin profesional.

Gjatë karrierës së saj të pasur, Dench ka luajtur në rreth 60 filma dhe ka fituar një Oscar për rolin në Shakespeare in Love, si dhe shumë çmime BAFTA për filmat Iris, Mrs. Brown dhe A Handful of Dust.

Vitet e fundit, Dench është larguar nga syri i publikut pasi u diagnostikua me degjenerim makular të lidhur me moshën (AMD), një sëmundje e syrit që përkeqësohet gradualisht.

Sipas ekspertëve, AMD shkaktohet nga dëmtimi i makulës, pjesa qendrore e retinës, dhe është një nga shkaqet kryesore të humbjes së përhershme të shikimit tek personat mbi 50 vjeç.

Ndërsa kjo gjendje nuk shkakton verbëri të plotë, ajo ndikon ndjeshëm në shikim dhe e vështirëson punën e aktorit.

Dench u diagnostikua me këtë sëmundje më 2012, ajo ka lidhje familjare, edhe nëna e saj kishte një gjendje të ngjashme. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version