Rrjetet sociale janë bërë tashmë pjesë e pandashme e jetës sonë dhe është gati e pamundur të heqim dorë lehtë prej tyre. Rezultatet e një anketimi nga psikologët amerikanë tregojnë se rrjetet sociale si Facebook, Twitter, Pinterest, Instagram, Snapchat dhe Tumblr i bëjnë njerëzit të ndihen të vetmuar e po ashtu të izoluar.
Përdorimi i përditshëm për dy orë ose më gjatë i dyfishon shanset për t’u ndjerë të vetmuar ose të izoluar, ndërkaq ekspozimi ndaj imazheve shkakton ndjenja të inatit dhe xhelozisë.
Autorët theksojnë se ajo çka shohim në rrjet jo domosdoshmërish është arsyeja pse ndihemi keq, por është një nga faktorët se i nxitë emocionet që i ndjejmë.
Sipas teorive dhe rezultateve nga ky hulumtim thuhet se aq më shumë kohë që shpenzojnë njerëzit në rrjete sociale, aq më pak kanë kohë të bashkëveprojnë në jetën reale, përdorimi i këtyre rrjeteve sociale mund të kontribuojë edhe në ndjenja të përjashtimit, kjo ndodh kur përdoruesit e rrjeteve i shohin fotografitë e miqve në ndonjë organizim në të cilin ata as nuk kanë qenë të ftuar.
Shkencëtarët thonë se kjo është një temë e rëndësishme për t’u studiuar pasi që problemet mendore dhe izolimi social mes të rinjve është në nivel epidemik. /UBT News/