UBT News

Dalin rezultatet! Çka i bën mungesa e kaliumit organizmit?

Kaliumi është një mineral thelbësor për organizmin. Ai është i domosdoshëm për shëndetin e zemrës, veshkave dhe organeve të tjera. Kaliumi i lejon muskujt të lëvizin, nervat të transmetojnë mesazhet e trurit e veshkat të filtrojnë gjak.

Trupi duhet të ketë ekuilibrat e duhur të kaliumit që zemra të jetë e shëndetshme.

Mungesa e kaliumit dhe depresionit – Nivelet e ulëta të kaliumit rrisin rrezikun e depresionit dhe shqetësimeve nervore, një regjim ushqimor i pasur me kalium zbut simptomat e depresionit. Gjetjet konfirmuan se kaliumi është i nevojshëm për trajtimin e luhatjeve të humorit dhe se mungesa e tij lidhet fort me simptomat e depresionit.

Kaliumi kundër dhimbjeve – Mungesa e kaliumit shkakton nervozizëm, lodhje, plogështi të muskujve, kontraktime dhe dhimbje kronike. Dhimbja me depresionin janë të ndërthurura ngushtë dhe intensifikojnë njëra tjetrën, njerëzit që vuajnë nga dhimbjet kronike janë tre herë më të rrezikuar nga problemet psikiatrike.

Kaliumi dhe serotonina – Kaliumi luan rol të rëndësishëm në rregullimin e nivelit të serotoninës, lehtëson përdorimin e serotoninës nga truri. Nëse personi depresiv ka ndjenja negative për veten e botën përreth, kaliumi aktivizon nervat që nxisin ndjenjat pozitive e  të bukura.

Kjo është arsyeja përse edhe një ulje e vogël në nivelin e kaliumit në trup ndez ankthin.

Shkaktarët e mungesës së kaliumit – Një nga shkaktarët më të mëdhenj të mungesës së kaliumit në trup është pirja e tepërt e pijeve të gazuara, prishja e ekuilibrave hormonalë shkakton rënie të nivelit të kaliumit që nga ana tjetër nxit shfaqjen e depresionit.

Njerëzit që pinë shumë kafe, alkool dhe hanë gjëra të kripura të përpunuara janë gjithashtu të rrezikuar nga mungesa e kaliumit.

Burimet më të mira ushqimore të kaliumit – Barishtet, patatet e ëmbla, kungulli i verdhë, kosi, salmoni, avokado, bananet, arrorët, agrumet, qumështi, kumbullat e thata, rrushi i thatë, hurmat e Arabisë, karotat dhe fasulet janë disa prej burimeve më të mira të kaliumit.

Kaliumi është mineral që tretet në ujë, ndaj barishtet, karotat dhe patatet duhen pjekur dhe jo zier për të marrë më shumë kalium, nëse ju do t’i zieni ato, sigurohuni që ujin e përdorni për supë dhe nuk do ta hidhni. /UBT News/

Exit mobile version