Siç raporton Indeksonline, janë mësuar emrat e drejtorëve që pritet të jenë pjesë e kabinetit të kryetarit të ri të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, që theu bastionin e LDK-së në Podujevë.
Pas pranim-dorëzimit të detyrës së kryetarit të komunës së Podujevës që u bë ditën e djeshme, veçse sot kanë filluar të drejtohen nëpër pozita drejtuese në këtë komunë. Kryetari Bulliqi, pati deklaruar se zyra e tij do të udhëhiqet drejtë dhe me trajtim të barabartë për të gjithë dhe se nuk do të ketë ndasi në “ne” dhe “ata”.
Më poshtë po listojmë emrat e rinj të drejtorëve që pritet të udhëheqin në Komunën e Podujevës të raportuar nga Indeksonline:
Drejtoria e Inspekcionit: Ajet Potera
Drejtoria e Arsimit: Avni Fetahu
Drejtoria e Financave: Fatlum Osmani
Drejtoria e Administratës: Bajram Ajeti
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik: Marigona Lahu
Zgjedhjet për kryetar në Komunën e Podujevës janë mbajtur më 29 nëntor, teksa fitues i këtyre të fundit doli Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje./UBTNews