UBT News

Dalin detajet e veturës së re të Lambos

Në një lëvizje shokuese, Lamborghini konfirmoi se do ta rikthejë emrin Countach në një superveturë. Tani kanë nisur të publikohen detajet e modelit të ri.

Countachi i rilindur do të ketë motor 6.5-litërsh V12 por me emetime të pakta të karbonit.

Kompania ka konfirmuar se vetura do të vijë me rreth 800 kuajfuqi që do t’i mjaftojnë që përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë ta arrijë për më pak se tre sekonda.

Sa i përket dizajnit, ai pritet të ruajë disa nga veçoritë kryesore të modelit ikonik 50-vjeçar.

Countachu pritet që të mos jetë i vetmi model që do të vijë në pak kohë nga Lambo.

Në vitin 2023 pritet të vijë edhe pasardhësi i shumëpritur i Aventadorit./koha

Exit mobile version