UBT News

Daka: Zgjedhjet do të mbahen sipas ligjit në fuqi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve; Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa; Prokurori e Shtetit; Këshilli Gjyqësor i Kosovës; Komisioni i Pavarur i Medieve dhe Koalicioni i OJQ-ve kanë mbajtur konferencë për medie lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se ky institucion bart barrën kryesore të organizimit të zgjedhjeve.

Sipas saj, qëllimi kryesor është mbajtja e zgjedhjeve sipas ligjeve në fuqi, edhe përkundër sfidave.

“Organizimi dhe mbajtja e tyre është ndër organizimet më të mëdha. KQZ-ja e ka barrën kryesore për mbajtjen e zgjedhjeve. Qëllimi ynë është që zgjedhjet të mbahen sipas ligjit. Me sfida të shumta KQZ-ja është duke u munduar maksimalisht që këto zgjedhje të dalim sa më mirë. KQZ-ja mbetet e përkushtuar për organizimin e zgjedhjeve”, deklaroi ajo.

Exit mobile version