UBT News

Daka: Kërcënimet e zyrtarëve politikë janë të paprecedentë, unë nuk i marr vendimet

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka i ka quajtur kërcënime deklaratat e zyrtarëve politikë në lidhje me mundësitë e moscertifikimit të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Përmes një konference për medie, Daka tha se këto kërcënime janë të paprecedentë dhe se vetëm po zbatojnë vendimet e institucioneve tjera. Ajo tha se gjitha vendimet nuk merren nga ajo, por nga kolegjiumi i KQZ-së.

“Akuzat e partive politike në adresë të KQZ-së dhe në adresë time personalisht, janë ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e institucionit për ta pamundësuar zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Kërcënimet publike ndaj meje dhe shqetësimet që po i përjeton familja ime – janë të paprecedenta dhe të rrezikshme. Është bërë e lehtë për burrat e politikës që të sulmojnë një gjyqtare, një grua dhe një nënë që nuk e mbron dhe nuk e mbështet asnjë parti politike dhe asnjëherë nuk ka qenë pjesë e partive politike”, tha Daka.

Exit mobile version