UBT News

Daka i drejtohet Avokatit të Popullit për shkarkimin nga presidentja, kërkon ta procedojë në Kushtetuese

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, i ka dërguar kërkesë Avokatit të Popullit për ta shqyrtuar shkarkimin nga presidentja Vjosa Osmani.

Daka beson që pas gjashtë muajve kjo çështje do të procedohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Ashtu siç e kam paralajmërua e kam dorëzuar ankesën time, shpresoj që në kuadër të kompetencave do ta shfrytëzojë të drejtën e tij. Avokati i Popullit është institucion i pavarur dhe në momentit kur i kërkohet që ta dërgoj këtë kërkesë. Unë konsideroj që pas këtyre raporteve që kanë dal nga BE-ja edhe Avokati i Popullit ka bazë ligjore që kërkesën time ta shqyrtojë në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi ajo.

Ajo tha se deri tani ka pritur se kjo çështje do të ngritet nga deputetët e Kuvendit.

“Kam pritur, pasi kam konsideruar që deputetët do t’i mbledhin nënshkrimet dhe do ta kërkojnë vlerësimin e kushtueshmërisë, por deputetët nuk kanë pasë shumë gatishmëri. Por edhe për shkak të zgjedhjeve nuk kam dashur që askush të mos e përdor për çështje politike. Nuk jam ankuar në gjykata tjera pasi konsideroj që nuk ka mundësi që të vlerësohet vendimi i presidentit, kjo mund të bëhet nga Gjykata Kushtetuese. Është për të ardhur keq që një juriste dhe e para e shteti të thotë që unë kam ndërhyrë në vendimet e PZAP-së, në qoftë se presidentja ka dijeni për ndonjë ndërhyrje të paligjshme është dashur të bëjë kallëzim penal, e jo të më shkarkojë”, deklaroi ajo.

Misioni i Bashkimit Evropian prezantoi ditë më parë një raport fillestar mbi procesin zgjedhor të 17 tetorit, ku thuhet se ekziston një dispozitë ligjore e paqartë lidhur me vendimin e presidentes Osmani, për shkarkimin e Dakës.

Exit mobile version