Dafina Berisha është shqiptarja e cila po kandidon për zgjedhjet në Bundestag të Gjermanisë, shkruan KultPlus.
Ajo është pjesë e listës së Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD) për Landin e Hamburgut.
Lajmin nëpërmjet një postimi në Facebook e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj.

“Dafina Berisha ishte sot për vizitë në Ambasadë. Shqiptarja e parë me prindër nga Kosova që kandidon për zgjedhjet në Bundestagun e Gjermanisë me 26 Shtator 2021! Suksese Dafina!”, ka shkruar ai./KultPlus