Superylli portorikan Daddy Yankee ka njoftuar se do të heqë dorë nga muzika për t’ia kushtuar jetën fesë.
Ylli, i njohur për hitet e top-listave në Mbretërinë e Bashkuar si “Despacito” dhe “Gasolina”, ua zbuloi lajmin fansave në shfaqjen e fundit të turneut të tij botëror La Última Vuelta.
“Të jetosh një jetë të suksesshme nuk është njësoj si të jetosh një jetë me qëllim”, tha reperi 46-vjeçar para turmës.
“Për një kohë të gjatë u përpoqa të mbushja një zbrazëti…që askush nuk mund ta mbushte”, shtoi ai, duke thënë se besimi e kishte shpëtuar.
“Kjo është arsyeja pse sonte njoha dhe nuk kam turp t’i them botës se Jezusi jeton në mua dhe se unë do të jetoj për të”.