UBT News

D+ publikon raportin e prokurimit publik në katër komuna: Po dëmtohet buxheti i shtetit

Demokraci Plus (D+) ka publikuar raportin e monitorimit të prokurimit publik në komunën e Gjakovës, Podujevës, Gjilanit dhe Mitrovicë e Jugut.

Në raport janë përfshirë 24 tenderë për komunat e lartpërmendura, ku janë shpalosur problematika të ndryshme që e sfidojnë në vazhdimësi prokurimin publik, dhe në të njëjtën kohë e dëmtojnë buxhetin e shtetit.

Disa nga gjetjet e përgjithshme që dalin nga ky raport janë:

  1. Është përdorur procedurë e negociuar e prokurimit publik në kundërshtim me Ligjin për prokurim publik (LPP);
  2. Gjatë përdorimit të procedurës së negociuar ka pasur tendencë për të ftuar numër të vogël të operatorëve ekonomikë duke kufizuar konkurrencën;
  3. Në të shumtën e rasteve nuk praktikohet masa sanksionuese ndaj operatorëve ekonomik të papërgjegjshëm në realizim të kontratave;
  4. Ka pasur mangësi në menaxhimin e zbatimit të kontratave, e për pasojë janë shkaktuar vonesa në realizimin e projekteve në interes të përgjithshëm.

Exit mobile version