Demokraci Plus (D+) ka publikuar raportin e monitorimit të prokurimit publik në komunën e Gjakovës, Podujevës, Gjilanit dhe Mitrovicë e Jugut.
Në raport janë përfshirë 24 tenderë për komunat e lartpërmendura, ku janë shpalosur problematika të ndryshme që e sfidojnë në vazhdimësi prokurimin publik, dhe në të njëjtën kohë e dëmtojnë buxhetin e shtetit.
Disa nga gjetjet e përgjithshme që dalin nga ky raport janë:
- Është përdorur procedurë e negociuar e prokurimit publik në kundërshtim me Ligjin për prokurim publik (LPP);
- Gjatë përdorimit të procedurës së negociuar ka pasur tendencë për të ftuar numër të vogël të operatorëve ekonomikë duke kufizuar konkurrencën;
- Në të shumtën e rasteve nuk praktikohet masa sanksionuese ndaj operatorëve ekonomik të papërgjegjshëm në realizim të kontratave;
- Ka pasur mangësi në menaxhimin e zbatimit të kontratave, e për pasojë janë shkaktuar vonesa në realizimin e projekteve në interes të përgjithshëm.