Gjashtë muaj pasi Sony vendosi të largonte Cyberpunk 2077 nga PlayStation Store, përdoruesit e PS4 dhe Ps4 së shpejti mund të blejnë përsëri versionin digital të lojës.
Cyberpunk 2077 do të jetë i disponueshëm në PlayStation Store duke filluar nga 21 Qershori.
Megjithatë problemet e lojës ende nuk kanë ikur. Përdoruesit do të vijojnë të kenë probleme të performancës me edicionin PS4 të lojës ndërsa zhvilluesi CD Projekt Red vazhdon të përmirësojë stabilitetin në të gjitha platformat.
Për eksperiencën më të mirë rekomandohet luajtja e titullit në PS4 Pro ose PS5. Sony vendosi të largojë lojën pikërisht për shkak të këtyre problemeve.
Në fillim ishte përplot mangësi dhe performanca ishte e degraduar në PS4 dhe Xbox saqë kompanitë ofruan rimbusim përdoruesve. /GameWorld Albanian