Një moment i pazakontë nga një koncert i Jonas Brothers është bërë viral në rrjetet sociale. Një burrë u pa duke kontrolluar një CV në telefon gjatë performancës në Buffalo të dielën, ndërsa turma vallëzonte.
Një grua që e pa këtë skenë publikoi videon në TikTok, duke shkruar: “Scott Kelly, CV-ja jote u pa në koncertin e Jonas Brothers sonte. Shumë fat!”
Videoja u përhap me shpejtësi, duke mbledhur mbi 22 milionë shikime dhe 3 milionë pëlqime.
Në komente u përfshinë edhe Nick dhe Kevin Jonas, të cilët me humor pretenduan se janë referenca të kandidatit:
Kevin shkroi: “Unë jam një nga referencat e Kellyt.”
Nick shtoi: “Etika e punës dhe mendimi kritik i Scottit më frymëzuan të shkruaj ‘fustanin e kuq’.”

Madje edhe kompani të njohura si Old Navy dhe Pepsi u bashkuan me komentet, duke bërë shaka se do ta punësonin Scott Kellyn:
“Scott Kelly gjithmonë vishet profesionalisht, e rekomandoj shumë.” – Old Navy
“Ai është punëtor i jashtëzakonshëm.” – Pepsi
Edhe pse Scott nuk është gjetur, interneti është i bindur se sapo të dalë në pah, ofertat për punë nuk do t’i mungojnë. /A.Z/UBT News/
