Edhe pasi e kanë kaluar COVID-19 në ish-sanatoriumin e Tiranës ka pacientë që rikthehen në spital për shkak të pasojave post COVID.
Covid-19 ka shkaktuar mbivendosje të infeksioneve në mushkëri duke shkaktuar edhe penumoni të rënda sa shumë pacientë kanë nevojë për oksigjeno- terapi.
Në ish-sanatorium, tani ka pacientë që janë rikthyer tre javë pasi kanë kaluar Covid-in por ka edhe nga ata të cilët kanë disa muaj.
Për shumë pacientë që e kanë kaluar rëndë apo formë të moderuar u kërkua që të bëjnë kujdes me kontrollet pasi Covid mund të ketë shfaqur sëmundje të tjera deri te trompozat në kokë apo mushkëri.