Bllokimet e përsëritura në pandemi, humbja e lirisë për të lëvizur, të mos qenit në gjendje të takoheni me njerëz ose të shoqëroheni me ta, të gjitha këto ndikojnë shumë në shëndetin mendor të njerëzve.
Ajo që dihet është se COVID-19 ka shkaktuar një ‘cunami’ ankthi, depresioni, çrregullime të stresit post-traumatik dhe shqetësime psikologjike dhe mendore.
Përqindjet e mendimeve për vetëvrasje u rritën tek njerëzit e moshës 18-29 vjeç gjatë pandemisë, duke nxjerrë në pah një përqindje të madhe të problemeve mendore të shkaktuara nga COVID-i te të rinjtë, shkruan The Mirror, përcjell Klankosova.tv.
COVID-19 tani mendohet se ka prekur ose ka të ngjarë të ndikojë në shëndetin mendor të rreth 10 milionë njerëzve.
Pacientët me COVID përshkruajnë frikën, pasigurinë dhe dëshpërimin e shkaktuar nga simptoma të vazhdueshme dhe theksojnë mbështetjen e shëndetit mendor si një pjesë kryesore të shërimit të tyre.
Pos shqetësimeve të atyre të cilët infektohen me COVID, edhe familjet dhe kujdestarët e tyre gjithashtu mund të përjetojnë shqetësime mendore.