Vaksina BioNTech/Pfizer kundër COVID-19 është 90 për qind efikas në parandalimin e infeksionit me variantin Delta tek adoleshentët, sipas një studimi.
“Ai, gjithashtu, siguroi 93 për qind mbrojtje kundër formave të sëmundjes me simptoma, e lidhur me variantin Delta”, konfirmoi një zëdhënës i kompanisë izraelite të sigurimeve shëndetësore Clalit.
Të dhënat nga 94 354 adoleshentë të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës, midis moshës 12 dhe 18 vjeç, u analizuan me ndihmën e studiuesve të Harvardit, thuhet në një deklaratë.
Ato u krahasuan me të dhënat e një numri përkatës adoleshentësh të pavaksinuar.
Studimi u krye nga 8 qershori deri më 14 shtator.
Vaksina BioNTech/Pfizer përdoret pothuajse ekskluzivisht në Izrael.
Vendi filloi vaksinimin e fëmijëve të moshës 12 vjeç e lart në fillim të qershorit.