Tetë raste të vdekjes nga COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 1 rast (69 vjeç), Ferizaj 1 rast (74 vjeç), Leposaviq 1 rast (68 vjeç), Prishtinë 1 rast (75 vjeç), Prizren 1 rast (70 vjeç), Skenderaj 1 rast (72 vjeç), Viti 1 rast (76 vjeç), Vushtrri 1 rast (92 vjeç).
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se janë regjistruar 194 raste të reja me COVID-19 dhe 599 të shëruar.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 47 raste, Prizren 16 raste, Ferizaj 15 raste, Klinë 15 raste, Leposaviq 13 raste, Vushtrri 11 raste, Skenderaj 8 raste, Pejë 7 raste, Gjilan 6 raste, Kaçanik 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Rahovec 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Istog 5 raste, Podujevë 4 raste, Shtime 4 raste, Drenas 3 raste, Lipjan 3 raste, Malishevë 3 raste, Viti 3 raste, Hani i Elezit 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kamenicë, Shtërpcë dhe Suharekë.
Aktualisht në Kosovë janë 9 mijë e 671 raste aktive me COVID-19./UBTNews